Aktuale

Konferencë për media në Hagë: Jepen shpjegime për punën e Gjykatës Speciale

Gjykata Speciale Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar më 15 shtator, për herë të parë do të mbajnë konferencë për shtypë, në Hagë.

Sipas komunikatës dërguar për media në ora 10:30, administratorja e Speciales, Fidelma Donlon, do të do të shpjegojë procesin e themelimit të Dhomave të Specializuara, që sipas tyre po shkon sipas planit.

“Dhomat e Specializuara do të fillojnë komunikim të drejtpërdrejtë dhe dr. Donlon do të prezantojë faqen e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në  Internet”, thuhet në njoftimin.

Pas shpejgimit nga Fidelma Donlon në konferencë për media do të flasë prokurori i specializuar, David Schwendiman.

Schwendiman do të flasë për emërimin e tij të së fundi si Prokuror i Specializuar dhe do të shpalosë këndvështrimin e tij mbi rolin dhe përgjegjësinë e Prokurorit të Specializuar dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

 Dhomat e Specializuara janë vendosur në Hagë, pas marrëveshjes së Bashkimit Evropian me Kosovën dhe autoritetet holandeze. Ndërkohë ajo që është e sigurt deri më tani është fakti se të dënuarit nuk do të vuajnë dënimin e tyre në Holandë, por as në Kosovë. 

Sot në media është raportuar se aktakuzat e para të ngriten në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm./