Aktuale

Konferencë shkencore në mbështetje të Haradinajt

“Gjenocidi serb në Kosovë”, është titulli i konferencës shkencore të organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila do të mbahet sot.

Kjo konferencë do të mbahet në solidarizim për kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në Francë pas arrestimit nga Policia franceze me urdhër-arrest nga Serbia për krime lufte.

Konferenca organizohet në përkrahje për lirimin e menjëhershëm të të parit të AAK-së.

“Ju mirëpresim të ipni kontributin tuaj, në përkrahje për lirimin sa më të shpejtë të z. Ramush Haradinaj, kudo ku flitet shqip, ngase të gjithë shqiptarët po ndihemi të fyer”, thuhet në një njoftim./KosovaPress/