Aktuale

Konfirmohen edhe 6 raste të reja me koronavirus në Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se atje janë konfirmuar edhe 6 raste pozitive me Covid-19.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook deklaroi se këto mostra dolën pozitive nga 16 testime që u realizuan.

“Ne nuk duhet të ndalemi e të punojmë, që situatën ta mbajmë nën kontrollë, e të angazhohemi që të kemi sa më pak raste në të ardhmen”.

“Ju na ndihmoni duke qëndruar në shtëpi, e ne do ti kryejmë punët tona institucionale që na takojnë”, ka shkruar Muharremaj.

Ndërsa në Prizren është konfirmuar se një person është shëruar nga koronavirusi.

Gjithashtu edhe në një ndër komunat më të prekura nga koronavirusi – Komuna e Malishevës, ka konfirmuar se janë shëruar tre persona të prekur me Covid-19.