Aktuale

Konfirmohet rasti i parë me Covid-19 në komunën e Junikut

IKSHPK konfirmoi 214 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Kësisoj numri i të infektuarve ka shkuar në 4 mijë e 100 persona dhe ndërkohë ka 86 vdekje.

Më së shumti raste të infektuar me COVID-19 së fundi pati në komunën e Prishtinës, duke vazhduar më pas me Ferizaj e Mitrovicën.

Ajo çfarë bie në sy sonte në njoftimin e IKSHPK-së është se është konfirmuar edhe rasti i parë në komunën e Junikut, që ishte ndër komunat e pakta pa asnjë të infektuar deri më tani./Express/

the authorGazetaKNN