Aktuale

Konfiskohen armë në Suharekë

Policia ka njoftuar se në fshatin Grejkoc në Suharekë, në mëngjesin e hershëm, është kryer bastisje në një shtëpi banimi në shatin Grejkoc në kërkim të armëve ilegale.

Në njoftim të Policisë thuhet se bastisja është kryer pasi ishin siguruar informacione përmes rrugëve operative që bënin me dije se i dyshuari posedonte armë zjarri.

”Gjatë kontrollit është gjetur një armë luftarake e llojit “Sharce” e prodhimit kinez me nëntë fishekë të kalibrit 7.62mm. Arma, municioni luftarak dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme”, thuhet në njoftim të Policisë./KP