Aktuale

Konfiskohen mbi 200 kilogramë drogë të fshehura në dritare dhe roleta

Policia e Kosovës ka konfiskuar 243 kilogramë drogë si dhe ka arrestuar pesë persona në një operacion që u bë më 6 dhjetor.

Sipas Bahri Shalës nga Policia, të dyshuarit drogën kanë pasur për qëllim ta drejtojnë ka perëndimi konkretisht për në Zvicër.

Në një konferencë të jashtëzakonshme, Policia bëri të ditur se gjatë operacionit janë kontrolluar dhjetë dritare të plastikës dhe roleta ku janë gjetur substancat narkotike.

Ky operacion është zhvilluar në pikën kufitare te “Dheu i Bardhë”.

Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjilanit të arrestuarve u janë shqiptuar masat e ndalimit./KosovaPress/