Rajon & Botë

Konflikti në Siri: Bisedimet për paqen fillojnë në Kazakistan

Bisedimet e reja të paqes që kanë për qëllim zgjidhjen e konfliktit sirian pritet të fillojnë në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga Rusia dhe Irani,  të cilët mbështesin qeverinë siriane, dhe Turqia e cila mbështet rebelët, shkruan BBC.

Raundi i fundit i bisedimeve mes opozitës dhe qeverisë, të cilat janë të ndërmjetësuar nga OKB-ja, u pezulluan në fillim të 2016, transmeton KosovaPress.

Për herë të parë, delegacioni  opozitar është formuar nga përfaqësues të rebelëve të armatosur sirianë.

Xhihadistët e të ashtuquajturit Shtet Islamik (IS) janë të përjashtuar.

Më shumë se 300,000 njerëz janë vrarë dhe 11 milionë janë  zhvendosur në gati gjashtë vite të konfliktit.