Aktuale

Konjufca kërkon që Thaçit kurrë më të mos i lejohet të flas me Serbinë

Shefi i Grupit Parlamentar i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi, ka vënë Kosovën në rrezik duke ofruar që në tavolinë me Serbinë të flitet për kufijtë e shtetit. Sipas Konjufcës nuk ka ndodhur asnjëherë që Presidenti të vë në pikëpyetje territorin e shtetit të vet, prandaj ai thotë që Thaçit duhet t’ia ndalojnë të flas me Serbinë.
“Finalen me Serbinë Kosova e ka përfundu në vitin 2008. Me e sjell edhe një finale është dëmi më i madh, e Presidenti i Kosovës ia ka shkaktu dëmin më të madh”, e ka nisur fjalimin e tij, Glauk Konjufca sot në seancën e jashtëzakonshme.

“Në qershor presidenti tha se nuk ka vija të kuqë. Kjo i bjen që gjithçka është e negociueshme. Kjo i bie që as statusi i Kosovës është i diskutueshëm. Ky ëshytë kthim mbrapa”. Ka thënë shefi i GP të VV’së, transmeton Gazeta Express.

Konjufca thotë se Kosovën, tash përveç Serbisë, e kontenston edhe Presidenti i vendit.

“Kosovën gjithmonë e ka kontestuar veç Serbia. Ama për herë të parë një president i Kosovës i ka kontestuar kufijtë e vetë”.

Derisa shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Memli Krasniqi foli për pika shtesë që duhet t’i shtohen rezolutës, të cilën opozita kërkon të votohet, Konjufca ka pasur një pikë shtesë, që sipas tij, do ta bllokoj tërhësisht Thacin.

“Hashim Thaçi më kurrë nuk mëb të takohet me Serbinë dhe asnjë vendim të mos merr në emër të Kosovës”, ka thënë Konjufca. /Express/

the authorBurbuqe Metolli