Aktuale

Konjufca: Klani “Pronto” e kontrollon drejtësinë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca ka thënë se drejtësia në Kosovë është e kontrolluar nga klani “Pronto”.

Sipas tij dëshmia më e mirë është se Qeveria përdorë institucionet për të shpallë Vetëvendosjen terroriste.

Konjufca tha se policia  ka montuar prova të rrejshme duke i burgosur aktivistët të cilët po mbahen me aktakuzën për terrorizëm.

Sipas tij rasti i arrestimeve të Vetëvendosjes do të del rast i montua dhe se të gjithë do të japin përgjegjësi për krimet e bëra./KosovaPress/