Aktuale

Konkluzionet e Thaçit pasi folën partitë: Do ta mandatojë subjektin që dëshmon se mund ta bëjë shumicën

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pasi ka dëgjuar të gjitha qëndrimet e partive politike të cilat ishin kundër shkuarjes në zgjedhje të reja, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se do t’i japë mandatin cilësdo parti apo koalicion që dëshmon se ka shumicën në Kuvend për krijimin e insistucioneve të reja.

Megjithatë Thaçi ka thënë se nuk është në diskrecionin e tij të propozojë se kush mund të jetë ai kandidat, por se u takon partive politike ta bëjn një propozim të tillë.

“Nuk është në disckrecionim tim të propozojë kandidatin e tillë”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se qeveria rrejedh nga Kuvendi, prandaj sipas tij propozimi duhet të rrjedh nga partia politike apo koalicioni që mund të ketë gjasa për krijimin e qeverisë dhe që do të marrë votat e nevojshme për krijimin e qeverisë së re.

Thaçi në fjalën e tij ka shtuar se përfaqësuesit politik në takim kanë shprehur vullnetin e 91 deputetëve të Kuvendit të Kosovës./GazetaExpress/