Rajon & Botë

Korea e Veriut: Pas dështimit, do të vazhdojmë provat e reja të raketave

Pheniani do të vazhdojë të zbatojë testime me raketa edhe krahas dënimit të bashkësisë ndërkombëtare dhe rritjes së tensioneve ushtarake me SHBA-në, paralajmëroi zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut, Han Song Rjol.

“Do të kryejmë akoma prova me raketa, në nivel javor, mujor dhe vjetor”, deklaroi ai për BBC.

Han paralajmëroi se do të shpërthente luftë gjithëpërfshirëse nëse SHBA-ja “është e pakujdesshme dhe përdor mjete ushtarake”.

Koreja e Veriut është e gatshme t’i përgjigjet çdo lloj lufte, e cila do të ngritej prej aksionit ushtarak amerikan, deklaroi mbrëmë deputeti i Phenianit në Kombet e Bashkuara, pas paralajmërimit të presidentit amerikan, Donald Tramp, për të mos e vënë në test vendimmarrjen e SHBA-së.

the authorE B