Rajon & Botë

Korea e Veriut teston edhe dy raketa balistike

Korea e Veriut ka testuar edhe dy raketa nga pjesa jugore e vendit, thonë zyrtarë të Koresë së Jugut dhe ata amerikanë.

Dy raketat besohet të jenë raketa ‘Musudan’, të cilat janë hedhur nga porti Wonsan në Korenë e Veriut, ka thënë komandanti Dave Benham, zëdhënës i Komandës së Paqësorit në SHBA, transmeton KosovaPress.

“Sipas rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, çdokush që përdor teknologjinë e raketave balistike përbenë një shkelje të traktatit dhe mendojmë se kjo është e qartë që është një provokim ndaj nesh”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Unifikimit të Koresë së Jugut, Jeong Joon Hee në një konferencë për shtyp.

Raketa e parë konsiderohet të ketë dështuar meqë fluturoi 93 milje (150km) para se të binte në det, shkruan CNN.

Ndërsa, raketa e dytë fluturoi rreth 400 km dhe ende është duke u analizuar.

E nëse një test i tillë konfirmohet si i suksesshëm, atëherë Korea e Veriut do të shkonte një hap përpara, pas katër testeve të dështu ara bërthamore në muajt e fundit. /KosovaPress/