Rajon & Botë

Koreja Jugore sekuestron anijen që dërgonte naftë për Phenianin

Seuli zyrtar njoftoi se ka kapur një anije të regjistruar me flamur të Hong Kongut muajin e kaluar, nën dyshim të transportimit të naftës për regjimin komunist të Kim Jong Un, duke shkelur kështu sanksionet ndërkombëtare.

Zyrtarët thanë se anija “Lighthouse Winmore” kishte transferuar në mënyrë sekrete 600 tonë të naftës së rafinuar te një anije e Koresë Veriore.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara me rezolutë ka ndaluar transferimin e të mirave të destinuara për Pyongyang.

Informacioni vjen pak kohë pasi Kina mohoi akuzat e presidentit amerikan Donald Trump të ketë lejuar dërgesat e naftës për Korenë Veriore, transmeton KosovaPress.

Gazeta The New York Times shkruan se transferimi ishte kapur nga satelitët e SHBA-së, të publikuara nga Thesari amerikan në nëntor.

“The Lighthouse Winmore” ishte kapur derisa ishte kthyer në Yeosu në nëntor dhe tash ndodhet në Korenë Jugore, thonë zyrtarët jugkoreanë.