Tech

Koronavirusi anulon konferencën më të madhe teknologjike në botë

E3, konferenca e lojërave më e madhe në botë, është anuluar si pasojë e koronavirusit.

Vendim u mor për hir të sigurisë së industrisë së lojërave,në kohën kur koronavirusi ka përfshirë shumicën e shteteve të botës, deklaruan organizatorët e Asociacionit të Softereve Argëtuese, shkruan The Independent, transmeton lajmi.net.

“Pas shqetësimeve të ngritura në lidhje me virusin COVID-19, ne menduam se ky do ishte vendimi më i mirë për t’u marrë në një situatë të tillë globale’, thuhej në një deklaratë.

Organizata do të përpiqet që nëpërmjet mundësisë online t’i lejojë industrisë së lojërave të bëjnë njoftime dhe të demonstrojnë risitë që nuk arritën t’i bënin në konferencën e parashikuar E3.

Ndërkohë, të pranishmit do të kontaktohen për rimbursime, tha ESA. 

the authorGazetaKNN