Aktuale

Koronavirusi në Kosovë: Një person në gjendje shumë të rëndë, 6 të tjerë po trajtohen

Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë duke u trajtuar 7 pacientë të cilët janë të prekur me koronavirus.

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 7 pacientë të prekur me koronavirus

Sipas njoftimit, tre janë në gjendje stabile, dy në trajtim me oksigjenoterapi, dhe dy janë në gjendje më të rënduar dhe duke u trajtuar në mjekimin intensiv dhe njëri prej tyre është në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Në klinikën Infektive të QKUK-së, me 20.05.2020, janë të hospitalizuar 10 raste.

Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 7 raste.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19, është si vijon:

3 raste janë në gjendje stabile, 2 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe 2 raste janë në gjendje më të rënduar, duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv, njëri prej tyre është në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik.

Sot nga klinika lirohen 2 pacientë të shëruar.

the authorGazetaKNN