Ekonomi

Koronavirusi shënon ndikimet e para në ekonominë e Kosovës

Qeveria e Kosovës po mban mbledhjen e radhës së saj.

Në të do të diskutohet edhe për situatën e fundit me përhapjen masive të koronavirusit në botë, përfshirë edhe vendet fqinje të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka thënë se aktualisht ndikimi më i vërejtur në ekonominë kosovare është furnizimi më i ngadalshëm me mallra nga Kina.

Sidoqoftë, ai e ka lënë të hapur mundësinë që me rritjen e ndikimit të virusit në Evropë, edhe Kosova do të preket nga ndikimi më serioz në sektorin ekonomik

“Ndikimet më të mëdha janë në furnizimet e ngadalësuara me mallra nga Kina. Mirëpo, nëse një gjendje e tillë rrit ndikimin në Evropë, do të ketë ndikim edhe në Kosovë”, ka thënë ai.

Në Kosovë aktualisht janë tetë raste që po trajtohen në Klinikën Infektive si të dyshuara me koronavirus.

the authorGazetaKNN