Aktuale

Korrupsion me makinat për kolaudim, Dervishaj shkarkon punonjësit në Durrës dhe Lushnje

Pas publikimit të investigimit të emisionit “Fiks Fare”, ku punonjës të kompanisë SGS që merret me kolaudimin e mjeteve, merrnin para nga qytetarët, ministri i Transportit, Sokol Dervishaj ka urdhëruar shkarkimin e menjëhershëm të punonjësve të SGS në Durrës dhe Lushnje.

Ministri, përveç shkarkimit i kërkoi kompanisë SGS t’i kallëzojë penalisht punonjësit e përfshirë në video. Mbrëmjen e kaluar, “Fiks Fare” investigoi se si kalohet kontrolli teknik i automjeteve edhe nëse ka defekte. Kamera e “Fiks Fare” dokumentoi me zë, ku disa punonjës marrin para për të kaluar një makinë në kolaudim. Mbrëmjen e së hënës, emisioni transmetoi investigimin në Qendrat Rajonale të Kolaudimit në Durrës dhe Lushnje.