Aktuale

Kosova bëhet pjesë e “Rrjeti Evropian për Parandalimin e Duhanpirjes”

Kosova bëhet pjesë e organizatës ndërkombëtare “Rrjeti Evropian për Parandalimin e Duhanpirjes” (ENSP), e përfaqësuar nga Kosovo Advocacy & Development Centre (KADC).

Sipas një njoftimi, ENSP është një organizatë joprofitabile ndërkombëtare që ka për mision zhvillimin e një strategji për veprim të koordinuar ndërmjet organizatave aktive në kontrollin e duhanit në Evropë.

“Kosova në ENSP me pranimin e KADC-së si organizatë anëtare me të drejta të plota, do të jetë e përfaqësuar sikurse edhe vendet e tjera të zhvilluara të Evropës perëndimore si Britania e Madhe, Franca, Italia, Gjermania, si dhe vendet e tjera nga Ballkani si Sllovenia, Bosnja e Hercegovina. Ky anëtarësim do të na ofrojë mundësi për të shkëmbyer informacione dhe përvoja duke zhvilluar projekte përmes aktiviteteve të përbashkëta. Bashkëpunimi do të ketë dy qëllime kryesore: zbatimin e Konventës Kornizë për Kontrollin e Duhanit në Evropë deri në vitin 2020 dhe reduktimin e përdorimit të duhanit në më pak se 5% deri në 2040. KADC duke qenë si një nga iniciatorët dhe shtytëset për miratimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit si dhe duke qenë pjesë e koalicionit anti-duhan, gjatë vitit 2017 ka shtyrë përpara edhe udhëzuesin për paketime të standardizuara, të duhanit.  Me qëllim që në të ardhmen të eliminohen pro blemet dhe sëmundjet shëndetësore që shkaktohen nga duhanpirja. Për të rritur një rini të shëndetëshme, duke i mbrojtur ata nga industria e duhanit e cila kërkon t’i josh drejt një jete të varësisë”, thuhet në njoftim.

Anëtarët e plotë të kësaj organizate mund ti gjeni në këtë link: http://ensp.org/full-members/