Sport

Kosova dhe Estonia ndeshën për Botërorin 2019

Pas fitores historike ndaj Maqedonisë, përfaqësuesja e Kosovës në basketboll sot do të ndeshët me Estoninë, i cili takim zhvillohet nga ora 17:30.

Kosova të mërkurën që e lamë pas triumfoi me rezultat 72:68 në prani të rreth 2000 shikuesve që ishin grumbulluar në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, për ta përkrahur

Takimi zhvillohet në kuadër të Grupit C dhe luhet për parakualifikime evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Siç njofton Fderate e Basketbollit të Kosovës, menjëherë pas triumfit ndaj maqedonasve, basketbollistët e Kosovës i janë përveshur punës dhe janë duke punuar intensivisht në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur për duelin e sotëm ndaj estonëve.

Kosova i ka edhe tri ndeshje për t’i zhvilluar në Grupin C, ku tani është mysafire e Estonisë në Tallin, më pas më 12 gusht udhëton në Shkup për t’u përballur sërish me Maqedoninë dhe më 19 gusht e pret Estoninë në shtëpi.

Dy skuadrat e para do të arrijnë të vazhdojnë tutje në kualifikimet për Kupën e Botës, fazë kjo e cila do të fillojë në muajin nëntor, raporton KosovaPress.