Sport

Kosova e gatshme për ndeshjen ndaj Islandës

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll nesër do të ndeshet me Islandën në kuadër të parakualifikimeve për në Kampionatin Botëror 2023.

Në konferencën për media të mbajtur një dit para ndeshjes kanë folur drejtori sportiv Granit Rugova, kapiteni Dardan Berisha si dhe trajneri Christos Marmarinos, i cili ditë më parë mori drejtimin e përfaqësueses së Kosovës.

Drejtori sporiv i Kosovës, Granit Rugova u shpreh shkurtimisht se deri më tani gjithçka ka shkuar siç duhet dhe Kosova tanimë është gati për përballje e nesërme. Rugova: Me ndihmën e Dardanëve do të arrijmë të fitojmë nesër: “Sa i përket këndit tim, deri tash çdo gjë po duket ashtu siç e kemi menduar. Lojtarët janë shumë optimistë, shumë të përgatitur për këtë ndeshje dhe besoj që do t’ia dalim me ndihmën e Dardanëve me ndihmën dhe përkrahj en e tifozëve do t’ia dalim që edhe këtë ndeshje ta fitojmë”, tha Rugova.

Trajneri i Kosovës, Christos Marmarinos u shpreh se ka qenë shumë i kënaqur me mbarëvajtjen e ushtrimeve me Kosovën edhe pse ka qenë një kohë shumë e shkurtër për të përgatitur skuadrën për këtë ndeshje.

”Jemi krenar që përfaqësojmë Kosovën. Unë jam shumë i kënaqur me mënyrën se si ushtruan djemtë, ata dhanë gjithçka që ata kanë dhe për ne kjo është ajo që duam. Ne duam të kemi nivelin më të mirë të mundshëm të performancës sa herë që duhet të jemi pjesë e përgatitjes të ndeshjes ose kudo që takohemi. Të gjithë ne jemi shumë krenarë dhe po e them këtë si një person që erdhi i fundit në ekip, dhe jam i sigurt që flas në emër të të gjithëve që janë anëtarë të ekipit. Jemi shumë krenarë që përfaqësojmë Kosovën në këto ndeshje dh e urojmë që të mund të besojmë në këtë energji dhe në këtë krenari për të gjithë ata që do e shikojnë këtë lojë nesër dhe shpresojmë në rezultat të mirë që do të na jap forcë për të vazhduar rrugëtimin tonë”, tha Marmarinos.

Kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha u shpreh se janë shumë të motivuar që nesër të arrijnë një fitore kundër një kundërshtari të fortë siç është Islanda. Berisha: Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje.

“Pas FINAL 8 të Kupës, menjëherë ja kemi filluar përgatitjeve me përfaqësuesen e Kosovës. Ka qenë një periudhë e shkurtër me trajnerin e ri. Motivi jonë është shumë i madh për tu paraqitur sa më mirë dhe më në fund me fitu me një kundërshtar shumë të fortë. Shpresoj që nesër në orën 19:00 ka mu mbush salla dhe ka me na jep edhe tifozët edhe “Dardanët” sigurt kanë me qenë aty pë r me na jep atë motivin për të fituar një ndeshje shumë shumë me rëndësi për neve. Këto tri ditë kemi ushtruar shumë mirë. Krejt çka kemi mundur me bo me trajnerin dhe me këta lojtarët që kanë ardhur, po besoj që e kemi bërë maksimalisht sa kemi potencial, por më e rëndësishmja është nesër me jep energjinë të cilën e kemi dhënë edhe në ushtrime edhe p me nxjerr një rezultat pozitiv”, u shpreh Berisha.

Kujtojmë që ndeshja Kosovë – Islandë zhvillohet të enjten me fillim nga ora 19:00 në Prishtinë. /Lajmi.net/ 

the authorGazetaKNN