Aktuale

Kosova pa ambasadorë në 6 shtete

Ministria e Punëve të Jashtme, e cila udhëhiqet nga Behxhet Pacolli, po e përfundon mandatin pa i emëruar ambasadorët e Kosovës në disa shtete të botës

Ndonëse për Ministrinë një gjë e tillë nuk e pengon funksionimin e diplomacisë kosovare në shtetet tjera, njohës të çështjeve politike theksojnë se mungesa e diplomatëve paraqet joseriozitet dhe dështim të politikës së jashtme të Kosovës

Republika e Kosovës ka në funksion gjithsej 30 misione diplomatike, por në disa prej tyre vazhdojnë të mungojnë ambasadorët nga Kosova, për shkak të vonesave në emërim dhe në dekretim nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) dhe nga ana e presidentit të vendit Hashim Thaçit.

Vendet ku mungojnë këta ambasadorë janë Britania e Madhe, Australia, Suedia, Sllovenia, Shqipëria dhe Zyra Ndërlidhëse në Serbi.