Aktuale

Kosova me plane për bashkëpunim me Austrinë në vitin 2017

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, njofton kumtesa ministrore.

Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin ndërshtetëror në mes të Kosovës dhe Austrisë, me fokus të veçantë në planin e veprimit 2017 ku janë përcaktuar aktivitete konkrete të përbashkëta, transmeton Koha.net.

Fokusi i këtij plani është intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik, përkrahja e Austrisë për Kosovën në rrugën e integrimeve Euro-Atlantike dhe njohje të reja, si dhe mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

the authorSamir Dalipi