Aktuale

Kosova regjistron edhe tetë raste të reja me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tetë raste të reja me COVID-19, nga një mijë e 398 testime, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Derisa gjatë kësaj kohe nuk është shënuar, asnjë rast i vdekjes si pasojë e infektimit me koronavirus.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, thuhet se në 24 orët e fundit janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 801.

Ndërkaq në vendin tonë janë 314 raste aktive me koronavirus.

Po ashtu nga MSh-ja kanë informuar se janë dhënë dy mijë e 142 doza të vaksinës kundër COVID-19./ATVLIVE/