Aktuale

Kosova regjistron vetëm një rast pozitivë me COVID-19

Brenda një dite në Kosovë është konfirmuar vetëm një rast pozitivë me COVID-19, nga mijë e 419 testime.

Derisa gjatë këtyre orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si pasojë e infektimit me koronavirus, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit të MSh-së thuhet se brenda 24 orëve janë shëruar 42 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.936.

Derisa raste aktive janë 632./ATVLIVE/