Sport

Kosova U17 sot sfidon Spanjën

Kosova U17 ndodhet para një testi të rëndësishëm në kualifikimet për Kampionatin Evropian.
Të rinjtë e Kosovës, që arritur të kualifikohen në ‘Elite Round’, sot (e enjte) do të takohen me Kombëtaren e Spanjës, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit të pestë.

Ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës do të luhet në Zvicër, me fillim nga ora 14:00.

Kujtojmë se Kosova ndeshjen e parë ndaj Ukrainës e ka humbur me rezultat 0-2, ndërsa ndeshjen e fundit në grup e luan ndaj Greqisë./Lajmi.net/