Aktuale

Kosovari arrestohet për dhunimin që kreu në vitin 2015 në Slloveni

Me kërkesë e autorizim të prokurorisë, njësitet e Policisë së Kosovës kanë arrestuar një person, i cili dyshohet se katër vite më parë ka kryer një vepër penale të dhunimit.

Personi në fjalë dyshohet se ka kryer dhunimit në vitin 2015 dhe që nga 7 gushti i atij viti është në kërkim të organeve të rendit.

“Në bazë të autorizimit lëshuar nga prokuroria kompetente është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, lidhur me veprën penale të dhunimit, i cili dyshohet se ka ndodhur me datën e lartcekur në shtetin e Sllovenisë”, njofton policia.

Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit, i dyshuari tashmë është dërguar në mbajtje prej 48 orësh deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë./FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli