Aktuale

Kosovë: Një i vdekur dhe 2 mijë e 708 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar dy mijë e 708 raste të reja me koronavirus, nga 10 mijë e 833 testime, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Derisa gjatë kësaj kohe është regjistruar një rast i vdekjes nga koronavirusi.

MSh-ja njoftoi se sot janë shëruar 202 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159 mijë e 573.

Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 9 mijë e 771.

Sipas raportit të MSh-së thuhet se, në 24 orët e fundit janë dhënë 4 mijë e 731 doza të vaksinës kundër COVID-19./ATVLIVE/