Aktuale

Kossnet kërkon që të punohet me guxim për ndriçimin e së vërtetës dhe krijimin e paqes në rajon

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kossnet, ka kërkuar që të punohet me guxim për ndriçimin e së vërtetës dhe krijimin e paqes në rajon.

Ai shtoi se Ambasada Amerikane ka përkrahur formimin e komisionit për verifikim dhe pajtim.

Kossnet në dialogun publik “Rruga drejt Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë”, theksoi se ky komision do të ndihmojë në krijimin e paqes ashtu siç kanë përfituar edhe vende të tjera të dala nga luftë.

“Ambasada Amerikane ka mbështetur ketë proces që nga fillimi. Vendet tjera të dala nga lufta kanë përfituar nga komisionet e ngjashme duke krijuar paqe për pajtimin ndëretnik. Kur t’i kenë përgjigjet njerëzit mund të mbyllin kapitullin e jetës se tyre. Komisioni i Kosovës duhet të punojë me guxim pasi mënyra më e mirë për të punuar është ndriçimi i së vërtetës”, u shpreh Kossnet.

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, potencoi se duhet të përballemi me të kaluarën për të ecur përpara drejt formimit të paqes.

Siç tha ai, ky komision do të ndihmojë në vërtetimin e dëshmive dhe historinë afër qytetarëve të Kosovës.

“Gjithçka kalon përveç të kaluarës. Në vend të kësaj paraqitet nevoja për tu ballafaquar me të kaluarën që mund të ecim përpara në ndërtimin e një shoqërie paqësore. Një komision i tilla ka potencial për tu bërë mekanizëm i rëndësishëm për të vërtetuar fakte dhe për të sjell të vërtetën për historinë me të re sa më afër shoqërisë në Kosovë”, tha ai.

Ai me tej theksoi se Zvicra ka përcjell punën e ekipit përgatitor, derisa kërkoj që të merret seriozisht pikat e studimit, raporton EO.

“Zvicra ka përcjell punën e ekipit përgatitor dhe ky përbëhet nga njerëz me njohuri shumë solide për ballafaqimin me të kaluarën. Do të vazhdojmë të ofrojmë ekspertize ndërkombëtare. Kërkoj nga ky komision qe të merren seriozisht opinionin publik, studimi i perceptimit publik duke marrë parasysh rezultatet”.

“Mbështetja e partive politike dhe vendimmarrja. Praktika nga vendet tjera ka treguar se komisioni i Vërtetës dhe i Pajtimit është më i qëndrueshëm dhe kredibil nëse themelohet me një ligj përkatës. Shpresojmë që të ndjekin një praktikë të mire”, u shpreh Lebet.

the authorGazetaKNN