ShowBiz

Kourtney Kardashian ofendon ish bashkëshortin e saj

Të dielën ishte episodi i ri i “Keeping Up with the Kardashian”, ku e tërë familja ishin në Miami.

Episodi filloi me Kourtney, Khloe, Kim dhe ish bashkëshortin e Kourtney Scott Disick, shkruan “People”. Në fillim çdo gjë ishte mirë dhe Kourtney dhe Scott kaluan kohë të mirë së bashku.

“Scott dhe unë po mundohemi të bëjmë më të mirën për familjen tonë edhe pse nuk jemi së bashku”, tha Kourtney para kamerave.

Por pas kësaj ajo shprehi një hidhërim të saj sepse ajo shtoi që në ditëlindjen e asistentes së Kim Kardashian , ish bashkëshorti i saj nuk ishte i ftuar, transmeton GazetaKnn. “Scott nuk është i ftuar, ata nuk e njohin njëri-tjetrin. Përse duhet të jetë kudo që jemi je, ne nuk jemi së bashku”, përfundoi ylli i “Keeping Up with theKardashin”, Kourtney.

the authorE B