Aktuale

KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar sot rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit, sipas të cilave koalicioni PAN ka fituar 33.74 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosja është e dyta me 27.49 për qind dhe koalicioni LAA është i treti me 25.53 për qind.

Rezultatet i ka bërë të ditur kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në një konferencë për media.

Ajo kërkoi mirëkuptim për vonesën për përmbylljen e këtij procesi, por tha se procedurat janë çështje ligjore.

Shtyrja e deritanishme e certifikimit të rezultateve ishte bërë për shkak të rinumërimit të votave të subjekteve politike. /KosovaPress

the authorE B