Aktuale

KQZ miraton rekomandimin, ​Yllza Hoti zë vendin e Vjosa Osmanit në Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rekomandimin për zëvendësimin e Vjosa Osmanit, deputete të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në vend të Osmanit, ulësen në Parlamentin e Kosovës do e zë Yllza Hoti, kandidatja e radhës nga Lëvizja Vetëvendosje, me 5,929 vota.

Ndryshe në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të zhvilluar të dielën, Vjosa Osmani arriti të zgjedhjet presidentja e re e Kosovës, me 71 vota pro dhe 11 abstenime.

Pas kësaj Osmani pranoi dje zyrtarisht detyrën e saj në krye të presidencës me një ceremoni solemne teksa mandati i saj do të jetë 5 vjeçar.