Aktuale

KQZ: Në zgjedhje kanë votuar 41% e qytetarëve

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka ka thënë të dielën se në zgjedhjet e sotme të parakohshme në Kosovë kanë votuar 41 për qind ose mbi 759 mijë qytetarë.

Ajo në një konferencë për media tha se tashmë janë mbyllur të gjitha vendvotimet.

Daka ka bërë të ditur se përveç disa problemeve teknike që janë shënuar në veri, parregullsi tjera që e prishin procesin nuk ka pasur./KP