Aktuale

KQZ nuk del as sot me rezultate preliminare

Komisioni qendror i zgjedhjeve ende nuk ka dalë me rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale të mbajtura dje në 38 komunat e Kosovës.

Në një prononcim për portalin arbresh.info zëdhënësi i KQZ-së për media, Valmir Elezi ka thënë se janë duke pranuar materiale nga komunat e Kosovës.

“Numërimi i fletëvotimeve është përmbyllur të dielën në mbrëmje. Transmetimi i rezultateve në faqen e KQZ-së do të vazhdoj gjatë ditës. Aktualisht jemi duke pranuar materialet nga komunat e Kosovës”, ka thënë Elezi.

Ndryshe sipas rezultateve të fundit në web faqen e KQZ-së shumica e komunave do të shkojnë në balotazh./arbresh.info/