Aktuale

“Krahu i Molliqajt dhe Donika Kadaj u blenë nga Devollët”

Aktivisti i Vetëvendosjes, Alban Krasniqi, që është bashkëshorti i deputetes Albulena Haxhiu, thotë se krahu i Molliqajt bashkë me Donika Kadaj – Bujupin janë blerë nga biznesmenët Devolli.
Sipas Krasniqit, ata u gëzuan që kaloi Demarkacioni e edhe dolën të festojnë

Ky është postimi i plotë i Krasniqit:

Vota e Donikës e zhveshi cullak Grupin Devolli Partners&Co

Dardan Sejdiu në Interaktiv ju referua rezistencës sonë ngjashëm sikur regjimi dhe mediat e tij. Bile besoj që fjalinë për metodat ja ka shkruar Visari,marrë nga deklarimi i Ulpiana Lamës ish zedheneses se qeverise Çeku me 10 shkurt 2007 pas protestës ku regjimi i vrau 2 e plagosi mbi 80 protestues. Kjo sepse dyshoj që Dardan Sejdiu ta ketë parë e lere më kuptuar dokumentarin ‘’10 shkurti’’.

Mirëpo, çfarë metodatash përdori Grupi Devolli Partners në ‘’kundërshtim’’të demarkacionit si alternativë që ata po e trumbetojnë?!

E para : Transferoi Donikën nga Lëvizja VETËVENDOSJE! tek AAK per ta votuar demarkacionin, si pjesë e pazarit që shumë shpejt do ti dali koka.

E dyta: Një fjalim i vetëm dhe i lodhët nga Visari me një heshtje totale nga Frashëri, Aida, Molliqaj e të tjerët. Heshtje totale edhe nga servilët e tyre nga ish SP-ja.

E treta: Derisa deputetët e lëvizjes argumentonin në seancë, Visari nga Rubikoni, Batoni nga Klani dhe Kadria nga Kuvendi na sulmonin

E katërta: Ikja me bisht ndër vegë nga gazi lotësjellës dhe distancimi nga ai.

E pesta: Festa e tyre në mbrëmje me prerje tortesh e dolli rakie bashkë me Donika Meduzën që me votën e saj tokën e Kosovës e ktheu në gurë kufiri.

Krejt kjo tregon që të ‘’pakënaqurit’’ qenkan kënaqur e dalldisur nga gëzimi që ne nuk e ndalëm demarkacionin, që bashkëaktivistët e tyre të deridjeshëm u arrestuan dhunshëm e u larguan nga salla.

Ec e merre me mend si do vazhdonte dalldia e tyre nëse veprimet e pushtetit kundër nesh do ishin edhe më të rënda./Lajmi.net/