Aktuale

Krasniqi: Ka disa javë që VV po publikon lajme të rreme

Memli Krasniqi nga PDK-ja thotë se ndihet krenarë me pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet e sotme, duke thënë se jemi shembull për rajonin.

Në një konferencë për media, Krasniqi ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për publikim të lajmeve të rreme gjatë fushatës zgjedhore.

“Ka disa javë që VV krejt çka ka bërë është duke shpërndarë lajme të rrejshme”, tha ai.

Krasniqi e ka quajtur ditë të madhem këtë të sotmen, ku ka treguar se edhe ai tashmë e ka kryer obligimin e tij për të votuar./KP