Aktuale

Krasniqi tregon sa vota janë siguruar për Demarkacionin

hefi i grupit parlamentar të PDK Memli Krasniqi ka treguar para gazetarëve se sa vota janë siguruar për ratifikimin e demarkacionit.

Krasniqi tha se deri më tani janë 78 vota të siguruara. Ai po ashtu tha se deri nesër pritet që të shtohet ky numër dhe ta kaloj demarkacioni.

Krasniqi po ashtu bëri thirrje për të gjithë deputetët që ta votojnë këtë projektligj gjë që sipas tij do të hapte rrugën drejt liberalizimin e vizave, shkruan Gazeta Monitor.

” Seanca e Demarkacionit është caktu për nesër. Presim ratifikimin e marrëveshjes. 78 vota janë të konfirmuara por që presim të bëhen 80 deri nesër. Ftoj të gjithë deputetët që ta votojnë këtë marrëveshje sepse është e rëndësishme për qytetarët e vendit”, tha Krasniqi.