ShowBiz

Kreacioni i dizajnerës kosovare në Oscars 2018

Asistentja e Kim Kardashian e veshur nga Lia Stublla në Oscars 2018 Emrat më të njohur të Hollywood-it kanë parakaluar në tapetin e kuq të ceremonisë së 90-të të ndarjes së çmimeve ‘Oscars 2018′, duke prezantuar kështu tendencat më të fundit të modës me veshjet e tyre.
“Gara” për të veshurin më bukur qëndron e hapur për të gjithë të ftuarit e impenjimi i tyre me stilistët më të famshëm është një prej momenteve më të rëndësishme të historisë së modës në Hollywood. Në mesin e kreacioneve nga dizajnerët me të famshëm në botë, në ‘Oscars’ është prezantuar edhe një fustan shumë i veçantë i dizajnerës shqiptare Lis Stublla. Stephanie Shepherd asistentja e parë e Kim Kardashian ka shkëlqyer e veshur me një fustanin të kuq të fryrë nga Lia Stublla, në ndejën e përvitshme të ‘Vanity Fair Oscars’ që zhvillohet pas ceremonisë së Academy Awards.