Rajon & Botë

Kremlini mohon se ka materiale komprometuese të Trumpit

Kremlini ka mohuar pretendimet se agjencia e inteligjencës ruse ka marrë materiale komprometuese në lidhje me Donald Trump.

Zëdhënësi i Kremlinit tha se akuzat janë “trillim ” dhe një “përpjekje e qartë për të dëmtuar marrëdhëniet”.

Pretendimet thonë se Rusia ka informacione për lidhje të presidentit të zgjedhur amerikan me prostituta, transmeton KosovaPress.

Ata gjithashtu thonë se fushata e tij presidenciale ka komunikuar fshehurazi me Moskën.

Trump ka mohuar raportet.