Aktuale

Kreshnik Spahiu gjen donatorin ‘magjik’ ja shuma marramendëse që jep ai për AK

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu duket se ka gjetur një donator të veçantë që do të kontribuojë për këtë forcë politike.

Bëhet fjalë për Hasip Lazamin dhe është pikërisht personi që shikoni në foto, krah Spahiut. Lazami sipas kreut të AK hedh 1 milion euro për Shqipërinë e Bashkuar.

“Hasip Lazami. Biznesmeni nga Berlini që hedh 1 milion euro vetëm për ta parë 24 orë Shqipërinë e Bashkuar Kuqezi dhe pa Qeveri komuniste”, shkruan kreu i AK-së në profilin zyrtar në Facebook.