Sport

Kreu i Federatës italiane: S’mund të prisnim për një vaksinë

Kreu i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina, ka thënë se futbolli nuk mund ta priste zbulimin e një vaksine kundër koronavirusit për të nisur dhe ka premtuar se do të nderohen të gjithë viktimat nga ky virus.

Serie A do të rinisë më 20 qershor, ndërsa Kupa e Italisë pritet t’i sjellë ndeshjet e para të futbollit në Itali këtë muaj, transmeton Gazeta Express.

Disa politikanë e kanë kritikuar vendimin për rinisjen e kampionatit, mirëpo presidenti i Federatës, Gravina, e ka bërë të qartë se ai s’mund të priste për gjetjen e një vaksine.

“Futbolli do të kthehet sërish sepse kjo i jep shpresë të gjithë vendit. Tifozët kanë të drejtë dhe unë i kuptoj ata. Unë jam tifozi i parë i futbolli. Por, si mund të mendosh që kur i gjithë vendi të rihapet, futbolli të mos rinisë?”, ka thënë Gravina.

“Si mund të mendosh që nëse nuk rinis tani, mund të rinisësh në gusht ose shtator? Nëse nuk ka mundësi të rinisë kampionati tani, duke bashkëekzistuar disi me virusin, atëherë rreziku i infektimit mund të shtohet në shtator dhe çfarë do të bënim atëherë?”

“A po prisni për një vaksinë? Kur do të vijë ajo? Ndërkohë, 100 mijë njerëz punojnë në këtë sektor. A t’i braktisim ata? Në nivelin ndërkombëtar, të gjithë po i rinisin garat. S’dua t’i lejojmë të na cilësojnë si budallenj”.

“Dhe ne do të bëjmë diçka për t’i nderuar ata që punojnë shumë, ata që nuk janë më me ne dhe ata që po vuajnë në këtë situatë”.

the authorGazetaKNN