Tech

Krijohet motoçikleta e parë e printuar në 3D

Printimi në 3D është në gjendje që të sjellë një dizajn shumë më të sofistikuar, prej pjesëve të ndryshme deri tek komponentët motorik – dhe madje edhe motoçikleta.

APWorks, që është pjesë e Airbus, ka prezantuar motoçikletën e cila ka dalë nga një printer 3D.

Motoçikleta, emri i së cilës është “Light Rider”, ka kornizë të printuar në 3D falë teknologjisë së APWorks dhe aliazh prej alumini, për të cilën kompania thotë se ia shton qëndrueshmërinë dhe forcën, transmeton Gazeta Express.

Pasi korniza e motoçikletës u paketua me një motor elektrik 6kW dhe rrota, pesha e plotë e motoçikletës arriti në 35kg.

Motoçikleta është në gjendje që të kapë 50kmh në vetëm 3 sekonda, dhe ka një shpejtësi maksimale prej 80kmh.

Leave a Reply