Aktuale

Krim në familje, burri vret me thikë gruan pas sherrit në shtëpi

Një krim në familje është shënuar mbrëmjen e 25 korrikut 2016 në qytetin e Patosit.

Nga informacionet e para mësohet se burri vrau me thikë bashkëshorten e tij pas një debate për motive të dobëta në banesën e tyre. Krimi është shënuar dje rreth orës 23:30 minuta dhe viktima është Resmije Goxhaj rreth 50 vjeçe ndërsa autori është Kovaç Goxhaj rreth 55 vjeç. Policia njofton se ndaluar bashkëshortin.