Aktuale

Krimi në BE: Shqiptarët, të tretët pas marokenëve dhe rumunëve

Hapja e kufirit të brendshëm, Shengen është fajësuar për rritje të krimit. Marokenët, rumunët dhe shqiptarët janë grupet më të mëdha emigrantësh në burgjet e shteteve të BE-së, shkruan ‘diepresse.com’.

Shtetasit që më së shpeshti ndodhen në burgjet e shteteve të BE-së, nuk janë qytetarë nga Evropa, por janë marokenë. Mediat fajësojnë vendin se kufijtë duhet t’i kontrollojë më shumë.

Sipas një analize nga një grup i gazetarëve hulumtues nga Evropa Juglindore, deri në fund të dhjetorit në vitin 2015, 11.706 shtetas marokenë ishin në 25 vendete BE-së., përcjell albinfo.ch.

Grupi i dytë më i madh ishin Rumania me 11,511. Ata u pasuan nga 5722 qytetarë shqiptarë. Shifrat janë vlerësuar të pjesshme, për shkak se shtetet anëtare kanë metoda shumë të ndryshme të numërimit.

Numri relativisht i lartë i marokenëve ka qenë i lidhur me drogën. Në rastin e rumunëve, bëhet fjalë kryesisht për vepra të vogla si vjedhje, por edhe aktivitetet e bandave të organizuara.