ShowBiz

Kritikët mirëpresin albumin e ri të Swift “Reputation”

Taylor në albumin e ri “qëron hesapet” me Kanye dhe ish- të dashurin Calvin Harris.

Albumi i gjashtë i Taylor Swift ka marrë kritika pozitive nga fansat qysh në ditën e parë.

Kritikët kanë mirëpritur albumin e ri “Reputation”, i cili ka dalë së fundi.

Në punimin e gjashtë radhazi në studio Taylor ka ardhur me hite të reja, të cilat janë mirëpritur nga fansat.

Në këtë album, këngëtarja “qëron” hesapet” me ish-të dashurin e saj dhe armiqtë tjerë.

Kënga “That’s Why We Can’t Have Nice Things” i kushtohet Kanye West dhe Kim Kardashian.

“Ishte mirë kur ishim serish miq, ta ofrova rastin e dytë, por më vure thikën në shpinë derisa po shtrëngonim duart. (…) Por, unë nuk jam mikja e vetme të cilën e ke humbur në kohët e fundit”, janë fjalët e këngës që i përkasin marrëdhënieve të saja me Kanye dhe Kim.

Këngëtarja i ka kushtuar një këngë edhe ish-të dashurit Calvin Harris, në këngën “I Did Something Bad”.

Aty i referohet ndarjes me DJ britanik, e cila ka pasuar pasi që gënjeu se nuk do të bashkëpunojë me Taylor, edhe pse kishte publikuar këngën të cilën ajo ia kishte shkruar, transmeton KosovaPress.

“Ai thotë se nuk duhet refuzuar gjënë e mirë, por nëse largon emrin tim, atëherë nuk i kam borxh asgjë, dhe nëse shpenzon paratë e mia, atëherë këtë e ka merituar”, thuhet në këngë.

Ndryshe, kritikët kanë lavdëruar strofat e Taylor në “Reputation”, duke e quajtur albumin e saj më të mirë deri më tash.