Sport

Kriza e Barcelonës, flet Valverde

Ernesto Valverde hodhi poshtë pretendimet që Barcelona është në krizë, asgjë më shumë se një shqetësim i futbollit modern, pasi ai mbeti i qetë për spekulimet për të ardhmen e tij.

Fillimi më i keq i Barçës në një sezon të La Ligës në 25 vjet u konfirmua nga një humbje tronditëse 2-0 ndaj Granadas të shtunën.

Humbja e dytë në pesë ndeshje të ligës për kampionët i lë ata me katër pikë prapa vendit të parë dhe e çon në shtatë numrin e ndeshjeve pa fitore si mysafir, që përfshin barazimet në Osasuna dhe Borussia Dortmund, transmeton lajmi.net.

“Në botën e futbollit, ne flasim për një krizë çdo tre ditë dhe në tre ditë mund të jesh jashtë krizës”, tha Valverde në konferencën e tij të parë para ndeshjes”.

“Kjo është ajo që duam: ne duam të marrim gjashtë pikët në dispozicion këtë javë”.

“Pse jemi në këtë situatë? Sepse nuk kemi fituar, është e qartë. Kishte momente kur ne nuk po krijonim shanse të mjaftueshme për ta kthyer lojën”.

”Jam i qetë, besoj te kjo skuadër”, deklaroi Valverde. /Lajmi.net/