Sport

Kroacia ka probleme me sulmin (Foto)

Kroacia ka telashe të shumta para ndeshjes me Kosovën, e cila do të luhet më 6 tetor, në Shkodër.

Përveç lëndimit të yjeve si Luka Modric, Ivana Rakitic dhe Dejan Lovren, Kroacia ka probleme edhe me sulmin para ndeshjes me Kosovën.

Sipas portalit kroat, “Index.hr”, ekipi kroat ka telashe edhe me formën e dobët të sulmuesve të saj, përcjell Express.

Sulmuesi kryesor i kroatëve, Mario Madnzukic, është në krizë totale. Ai nuk ka shënuar gol me Juventusin këtë sezon.

Kurse, punët hiç më mirë nuk i ka as sulmuesi i Fiorentinës, Nikola Kaliniç, i cili ka shënuar vetëm dy herë.

Ndërsa, në formë më të mirë është sulmuesi i Hoffenheimit, Andrej Kramarić, i cili ka shënuar 5 gola deri më tani këtë sezon. /Express/