Rajon & Botë

Kryeministri francez: Do të ketë sulme tjera terroriste, do të humbasin jetën shumë të pafajshëm!

Franca është duke bërë gjithçka që mundet për të parandaluar sulmet terroriste, por të tilla do të ketë edhe më tej, ka thënë kryeministri francez, Manuel Valls, pas vrasjes së kësaj jave të një oficeri të policisë dhe gruas së tij.

Valls tha se shërbimi i inteligjencës dhe policia kanë zbuluar 15 sulme që nga viti 2013, dhe janë duke udhëhequr një luftë të vazhdueshme për tu futur në gjurmët e terroristëve të mundshëm në të ardhmen, transmeton Telegrafi.

“Kemi nevojë për të shtrënguar rrjetin dhe për t’i dhënë Policisë dhe Shërbimeve të Inteligjencës të gjitha burimet që ata kanë nevojë, ose ne do të ballafaqohemi me sulme të reja”, ka thënë ai për mediat franceze, përcjell Jutarnji.hr.

“Do të ketë edhe humbje tjera të jetëve të të pafajshmëve”, ka thënë më tej kryeministri, citojnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi.

Një punonjës i policisë franceze u vra në mes të natës të martën, jashtë shtëpisë së tij në periferi të Parisit, në Magnanvilleu, në një sulm për të cilin përgjegjësia ishte marrë nga Shteti Islamik.

Gjithashtu trupi i gruas së tij u gjet në shtëpi, si dhe një djalë tre vjeçar, djali i çiftit të vrarë.

Policia gjatë një bastisje në një shtëpi kishin vrarë sulmuesin.

Vrasësi i policit u identifikua si Larossi Abballa, 25-vjeçar, i cili në vitin 2013 ishte dënuar për lidhje me organizatën xhihadiste që vepronte në mes të Francës dhe Pakistanit, sipas mediave franceze.

the authorSamir Dalipi