Aktuale

Kryeministri malazez: Demarkacioni s’do të jetë shkas që të prishen raportet me Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu i tij malazez, Dushko Markoviq kanë zhvilluar sot një takim, ku kanë vlerësuar raportet e mira ndërshetërore.

Temë diskutimi në këtë takim ishte edhe çështja e demarkacionit të shtetit malazez me Kosovën, që nuk po mund të ratifikohet në Kuvend, transmeton lajmi.net

Edi Rama ka thënë se kjo çështje duhet të kryhet ashtu siç i ka hije, duke shtuar se Shqipëria nuk duhet të përzihet.

“Si një palë e tretë ne nuk kemi shumë lidhje me këtë çështje, shpresoj që kjo do të zgjidhet në atë mënyrë siç i ka hije”, ka thënë kryeministri shqiptar.

Kurse Markoviq ka deklaruar se demarkacioni nuk do të jetë shkas që të prishen raportet e Malit të Zi me Kosovën.

“Kjo lidhet me krijimin e kushteve politike në Kosovë. Mali i Zi nuk ka parashtruar asnjë kusht të veçantë për këtë çështje”, është shprehur kryeministri i Malit të Zi.

Në fund të takimit, Edi Rama ka deklaruar se në Mal të Zi ndihet sikur në Shqipëri.

the authorE B