Aktuale

Kryeministri Mustafa ngushëllon popullin rus pas sulmit në Shën Petersburg

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nëpërmes rrjetit social Twitter, ka ngushëlluar populli rus pas sulmit në Shën Petersburg.

“Kosova dënon sulmin terrorist në Shën Petersburg. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe populli rus”, ka shkruar kryeministri Mustafa.

Në sulmin që ndodhi në metro të Shën Petersburgut, mbetën të vdekur 10 persona ndërsa mbetën të plagosur dhjetëra të tjerë. /Express/

the authorSamir Dalipi