Aktuale

Kryeministri Mustafa paralajmëron masa ndaj zyrtarëve të korruptuar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës ka paralajmëruar masa ndaj zyrtarëve të korruptuar. Ai shprehu se këtë çështje e diskutoi edhe në takimin me Zv.Presidentin Amerikan Joe Biden.

“Krimi i organizuar dhe korrupsioni duhet të luftohen në të gjitha poret e shoqërisë dhe duhet të vazhdohet me masa konkrete ndaj të gjithë punonjësve dhe bartësve të pozitave të larta në institucionet e Republikës së Kosovës, të cilët bien në konflikt me ligjin, nuk e zbatojnë ligjin, ose atë e zbatojnë në mënyrë të gabuar.” theksoi Mustafa.

Kryeministri garantoi se qeveria do të mbështesë të gjitha institucionet relevante të vendit në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit duke konfirmuar se toleranca e Qeverisë ndaj korrupsionit do të jetë zero.